Kombëtarja e Italisë është finalistja e parë e Kampionatit Europian, pasi mundi në gjysmëfinale Spanjën pas penalltive.
Italianët e nisin ndeshjen mirë, por presioni i tyre zgjat vetëm pak minuta. Kontrollin e fushës e marrin më pas spanjollët që kanë dhe kërcënim e parë në portën e të kaltërve. Mikel Oyarzabal shërbehet në mënyrë të shkëlqyer në zonë por sulmuesi i Real Sociedad nuk e merr si duhet topin. Iberikët shfrytëzojnë tërheqjen e Italisë për të dalë në lojën e tyre por janë të pasaktë përpara portës.
Dani Olmo ka një tjetër mundësi të mirë në minutën e 25 por gjen Donnarummën në gatishmëri. Goditja e parë në portë e “axurrëve” vjen vetëm në minutën e 52 nga Chiesa. Megjithatë vetëm pak çaste më vonë, sulmuesi i Juventus është ai që kthehet edhe njëherë në hero për Italinë, kur realizon një tjetër gol spektakolar duke i dhënë avantazhin Italisë. Spanja nuk heq dorë nga përpjekjet për të shënuar, por shpërdoron në mënyrë të pabesueshme edhe kur ishte shumë pranë, sërish me sulmuesin Oyarzabal.
Megjithatë, për barazimin mendon Morata, i cili lë pas dy shokët e tij të Juventusit, Chiellini e Bonucci dhe mposht edhe Donnarumma-n. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa edhe 30 minutat e shtesës nuk dhuruan gol dhe gjithçka u vendos te penalltitë, ku italianët u treguan më të saktë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…