Një turist amerikan në Izrael theu statuja 2.000 vjeçare në një muze në Jerusalem.
Sipas deklaratës me shkrim të zëdhënësit të Policisë së Izraelit, një shtetas amerikan, turist rreth të 40-tave, u kap nga një roje sigurie teksa dëmtonte statujat historike në Muzeun e Izraelit në jerusalem.
Pas hetimeve paraprake u tha se personi në fjalë ka thënë se “ka thyer statujat me arsyetimin se ishin kundër Tevratit” dhe se sot do të sillet në gjykatë për zgjatjen e afatit të paraburgimit.
Policia izraelite shpërndau foto të statujave të thyera dhe shkopit që i dyshuari përdori për të thyer statujat.
Sipas gazetës “Haaretz”, një statujë e Athinës nga periudha romake dhe një statujë mitologjike që daton nga shekulli i tretë u dëmtuan duke u rrëzuar nga vendi ku ishin ekspozuar.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…