“Në Radio Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht”, shkruan Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në faqen e saj online.
Ky vendim vjen në kuadër të takimit të 3 korrikut 2023 në Senatin e Republikës italiane, në Romë, në Pallatin “Giustiniani“, ku u mbajt veprimtaria studimore mbi Arsimin dhe Komunikimin për mbrojtjen kushtetuese të pakicave gjuhësore historike arbëreshe në Itali. Në këtë takim ishte e pranishme edhe prof. Diana Kastrati nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
Kjo veprimtari e promovuar nga Fondacioni “Crucitti“, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë së Rai në Kalabri, ishte e një rëndësie të veçantë, pasi solli në vëmendje në nivel kushtetues të pakicës gjuhësore arbëreshe me iniciativën dhe pjesëmarrjen e zv.presidentit të këtij Senati, Maurizio Gasparri.
Komisioni parlamentar për drejtimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të shërbimeve televizive ka paraqitur ndryshimin e Skemës së Kontratës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Radio Televizionit publik italian Rai në vitet 2023-2028.
Amendamenti i paragrafit 4, i paraqitur nga nënkryetari Maurizio Gasparri shprehimisht thotë: “Komisioni përcakton zgjedhjen e një selie rajonale të statutit të zakonshëm të Rajoneve, të cilave do t’iu besohen nivelet minimale të mbrojtjes për gjuhën arbëreshe“. ATSH
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…