LAJME

Izraeli bëhet gati për sulm! Netanyahu: E kemi datën për operacionin në Rafah

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka gati planin dhe datën për fillimin e sulmeve në Rafah, qyteti jugor i Gazës, i cili besohet se strehon anëtar të Hamasit, por edhe vendi ku po strehohen qindra palestinezë të zhvendosur. Netanyahu nuk e bëri publike datën e fillimit të sulmit, por deklarata erdhi menjëherë pas përfundimeve të dështuara të negociatave në Kajro, midis delegacioneve të Izraelit dhe Hamasit për arritjen e një armëpushimi.

“Sot mora një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit. Kjo fitore kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalionet terroriste atje. Do të ndodhë, ka një datë”, tha Netanyahu.

Dështimin e bisedimeve në Kajro e ka konfirmuar një zyrtar i Hamasit, cili tha se nuk ishte bërë përparim në takim për një armëpushim në luftën e Gazës. Nga ana e saj, SHBA ka shtuar presionet për arritjen e një armëpushimi të përkohshëm. Plani i SHBA, citon Reuters, përfshin përpjekje për një armëpushim 6 javor në këmbim të lirimit të 40 pengjeve. “Propozimi për lirimin e pengjeve i është dorëzuar Hamasit, tani ne presim përgjigjen e tyre dhe mund të marrë pak kohë”.

Këtë e tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, në një konferencë me një grup gazetarësh. Ndërkohë Presidenca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara referoi kërkesën e Autoritetit Palestinez për t’u bërë anëtar i plotë i organizmit botëror në komitetin për pranimin e anëtarëve të rinj. Ambasadorja e Maltës në OKB Vanessa Frazier propozoi që komiteti të mblidhej për të shqyrtuar aplikimin, duke shtuar se diskutimi duhet të bëhet këtë muaj.

“Ne shpresojmë sinqerisht pas 12 vjetësh që kur kemi ndryshuar statusin tonë në një shtet vëzhgues, që Këshilli i Sigurimit do të ngrihet në zbatimin e konsensusit global për zgjidhjen e dy shteteve dukepranuar shtetin e Palestinës për anëtarësim të plotë”, u shpreh Riyad Mansour, i dërguari palestinez në OKB.

Malta mban presidencën e Këshillit të Sigurimit për muajin prill.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago