BREAKING NEWS

Izraeli godet bazën e Hezbollaut në Bejrut dhe vret numrin dy të Hamasit

Lufta në Rripin e Gazës po i afrohet tre muajve që nga nisja dhe në ditën e 88-të të saj, gjatë një bastisje të nisur nga ushtria izraelitë kundër një bastioni të Hezbollahut në Bejrut, rezulton se është vrarë numri dy i Hamasit, Saleh Arouri.

Pas deklaratës së IDF-së mbi vrasjen e tij, edhe vetë lëvizja e armatosur e palestinezëve e ka konfirmua vdekjen e nënkryetarit të tyre, duke thënë se al-Arouri u vra në një “sulm frikacak sionist”.

Një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi se vrasja e numrit dy të lëvizjes nuk do ta gjunjëzojë “rezistencën” e tyre kundër Tel Avivit.

“Vrasjet frikacake të kryera nga okupatori sionist kundër liderëve dhe simboleve të popullit tonë palestinez brenda dhe jashtë Palestinës nuk do të kenë sukses të thyejnë vullnetin dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë, as të pengojnë vazhdimin e rezistencës së tyre të guximshme”, tha Ezzat al- Rishq, anëtar i byrosë politike të Hamasit.

Ndërkohë, sipas medias shtetërore libaneze, Izraeli ka goditur një zyrë të Hamasit në periferi të Bejrutit, ku u vra Arouri por edhe Kalil Al Hayya, një zyrtar i lartë dhe anëtar i Byrosë Politike të Hamasit.

Për vrasjen e numrit dy të Hamasit ka reaguar edhe Xhihadi Islamik, duke mbajtur një qëndrim të ashpër nëpërmjet një prej anëtarëve të organizatës.

“Izraeli do të paguajë çmimin për krimet e tij”, tha Ahasan Attia, sipas medias libaneze Al Mayadeen.

Në krahun tjetër, Tel Avivi është kundërpërgjigjur me një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Ndjenja se ne do të ndalemi nuk është e drejtë. Nëse nuk mbizotërojmë qartë, nuk do të jemi në gjendje të rezistojmë në Lindjen e Mesme”, tha ministri izraelit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

44 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago