Kompanitë ajrore izraelite pajisen me sistem të ri antiraketa.
Quhet C Music dispozitivi i sistemit antiraketë që kushton 1 milionë euro e peshon 160 kg i instaluar në avionët e tre kompanive ajrore izraelite El-Al. Arkia e Israir.
Sistemi eshtë aktivizuar menjëherë pas ngjarjes së rrëzimit të avionit ukrainas Boeing 737, pas goditjes gabimisht nga një raketë iraniane duke shkaktuar 176 viktima.
Dispozitivi anti raketa C Music i gjatë 2 metra e 70cm, i gjerë 60 cm e i gjatë 50 cm instalohet në pjesën e poshtme të avionit e është i pajisur me një termokamera e aftë të vëzhgojë në 360 gradë e më rreze laser.
Pilotët e avionëve informohen menjëherë në kabinë sapo termokamera e këtij dispozitivi kap rrezikun e nxehtësisë së eksplozivit e aktivizon laserin i cili çorienton e devijon raketën goditëse deri në shpërthimin e saj në një largësi të konsideruar e sigurisë.
Ky sistem C MUSIC prodhohet nga kompania Elbit Sistem e lajmi për instalimin e tyre e përcjellë sot e përditshmja italiane Corriere della Sera e cila informon se është përpjekur të kontaktoj me këtë kompani prodhuese pa marrë përgjigje, ndërsa një nga kompaninë ajore izraeliane El.Al ëstë përgjigjur se mbi këtë argumente nuk mendojnë të diskutojnë me organet e informacionit.