LAJME

Izraeli lëshon “harabelin blu” në Iran, Teherani: Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo provokimi

Situata në Lindjen e Mesme po i afrohet pikës së vlimit. Një bazë ushtarake e trupave pro Iranit, u bombardua në Irak, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Por teksa vëmendja kthehet nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara nxitojnë te theksojnë se Tel Avivi nuk është i përfshirë në sulm.

Sakaq më herët, në shënjestër të sulmeve u vu edhe një sistem radarësh të mbrojtjes ajrore në rajonin e Isfahan në Iran, që mbron kompleksin bërthamor të Natanz. Sipas zyrtarëve të cituar nga mediat amerikane, në zonë ishte lëshuar një raketë izraelite, e ashtuquajtur  “harabeli blu”.

Mediat në Teheran po përpiqen ta minimizojnë sulmin ndërsa ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ironizoi se armatimet e përdorura ishin si lodra fëmijësh. Megjithatë ai u kujdes të paralajmëronte Izraelin, se nëse do të ndërmerrte veprime të vendosura kundër Iranit, përgjigjja do të ishte e menjëhershme dhe maksimale.

Ngjarja ndodh pas disa javësh tensione të larta mes dy vendeve rivale, ku Izraeli sulmoi një konsullatën iraniane në Siri, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me një sulm të paprecedentë kundër izraelit.  Qeveria izraelit nuk ka komentuar ende zyrtarisht, por hezitimi i Iranit për të drejtuar gishtin me vendosmëri kundër Tel Avivit, pas sulmit të fundit, ka rritur shpresat se një konflikt i gjerë në Lindjen e Mesme mund të evitohet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

49 sekonda ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

32 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

49 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago