KRYESORE

Izraeli mund të godasë Iranin, SHBA dërgon ATACMS në Emiratet e Bashkuara

Irani po përjeton momentet vendimtare përballë një sulmi të mundshëm izraelit dhe po bën përpjekjet e fundit për ta parandaluar një gjë të tillë. Burime diplomatike për prestigjiozen amerikane CNN, bëjnë me dije se Teherini po bën një diplomaci intensive për të bindur shtetet e Gjirit Persik, aleatë me SHBA-në, që të parandalojnë një përshkallëzim të situatës.

Ankthi i Iranit buron nga pasiguria nëse SHBA mund ta bindë Izraelin të mos godasë objektet bërthamore dhe objektet e naftës iraniane, dhe fakti që milicia e tij më e rëndësishme përfaqësuese në rajon, Hezbollahu, është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake izraelite në javët e fundit, citojnë burimet për CNN.

SHBA ka qenë duke u konsultuar me Izraelin se si planifikon t’i përgjigjet sulmit të Iranit të 1 tetorit dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se nuk duan që Izraeli të synojë vendet bërthamore iraniane ose fushat e naftës. Presidenti i SHBA Joe Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, biseda e tyre e parë në pothuajse dy muaj , duke i thënë atij se hakmarrja e Izraelit duhet të jetë “proporcionale”.

Aleatët e Gjirit të SHBA-së, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin, i kanë shprehur gjithashtu shqetësimin SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, të cilat mund të krijojnë ndikime negative ekonomike dhe mjedisore për të gjithë rajonin, tha një diplomat arab.

Kabineti i sigurisë i Izraelit nuk ka marrë ende një vendim se si të vazhdojë, tha një zyrtar izraelit për CNN. Dhe ndërsa hendeku midis pozicioneve të SHBA-së dhe Izraelit po ngushtohet, ai mund të mos mbetet i tillë, tha një zyrtar amerikan, shkruan A2.

Sakaq, SHBA ka nxituar të armatosë aleatin e saj në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA miratoi shitjet e municioneve për sisteme të shumta raketahedhëse me vlerë 1.2 miliardë dollar. Shitja e raketave GMLRS dhe ATACMS “do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së duke ndihmuar në rritjen e sigurisë së një partneri të rëndësishëm rajonal”, tha Agjencia e Bashkëpunimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e SHBA. Po ashtu SHBA e ka pajisur Emiratet edhe me municioni i uraniumi e cila është elementi radioaktiv i cili përdoret për t’i dhënë raketave fuqi të veçantë depërtuese.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago