Lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të jetë shkatërruese dhe gjithpërfshirëse. Alarmin e ka ngritur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një fjalimi pas takimeve me kolegët e tij nga Britania e Madhe dhe Australia në Londër. Ai u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt të zgjedhin një “rrugë tjetër”.
“Tani përballemi me rrezikun e një lufte të plotë, një tjetër luftë në shkallë të gjerë, e cila mund të jetë shkatërruese si për Izraelin ashtu edhe për Libanin. Kështu që më lejoni të jem i qartë. Izraeli dhe Libani mund të zgjedhin një rrugë të ndryshme pavarësisht nga përshkallëzimi i mprehtë në ditët e fundit, një zgjidhje diplomatike është ende e zbatueshme”, tha Lloyd Austin, raporton A2.
Ushtria izraelite po përgatitet të fillojë ofensivën tokësore në Liban. Hapi i parë është eliminimi i një tjetër komandant të Hezbollahut në një sulm ajror në shënjestër në një periferi të kryeqytetit libanez Bejrut, shkruan A2.
Avionët luftarakë “shënjestruan dhe eliminuan” komandantin e njësisë së dronëve të Hezbollahut të enjten bazuar në informacionin e saktë të inteligjencës, tha ushtria izraelite. Komandanti i njësisë së dronëve të milicisë, Mohammed Srur, kishte qenë objektiv i një sulmi izraelit. Fillimisht mbeti e paqartë nëse Srur, i njohur gjithashtu me emrin e tij de guerre Abu Saleh, i mbijetoi granatimeve apo jo. Rrethet libaneze të sigurisë kanë konfirmuar tashmë vdekjen e tij, përcjell A2.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se ka siguruar një paketë ndihme prej 8.7 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme ushtarake, duke përfshirë modernizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
“Paketa përfshin 3.5 miliardë dollarë për blerjet thelbësore të kohës së luftës dhe 5.2 miliardë dollarë për sistemet e mbrojtjes ajrore, duke përfshirë Iron Dome, David’s Sling dhe një sistem të avancuar lazer”, tha ministria në një shënim.
Ndërkohë Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanuyahu ka paralajmëruar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vijimin e luftës kundër Hezbollahut.
Benyamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara duke takuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve që iu bashkuan delegacionit të tij gjatë vizitës në Nju Jork, kryeministri izraelit tha se sulmi kundër Hezbollahut në veri do të ndihmojë në lirimin e të rrëmbyerve të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…