Ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror, duke neutralizuar komandantin e Brigadave Al-Kuds, krahun e armatosur të fraksionit të rezistencës me seli në Gaza, Xhihadi Islamik.
Nga ushtria thonë se kanë qëlluar një shtëpi në Gaza, duke pasur cak Bahaa Abu Al-Atta, që rezultoi me eliminimin e tij.
Ushtria thotë se sulmi “ishte miratuar nga kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Benjamin Netanyahu”.
“Abu Al-Atta, praktikisht kreu shumicën e aktiviteteve të lëvizjes në Rripin e Gazës dhe ishte drejtpërdrejt i përfshirë në operacionet dhe tentativat për të sulmuar qytetarët dhe ushtrinë e Izraelit në disa mënyra”, thuhet në komunikatën e ushtrisë.
Fraksioni i rezistencës palestineze konfirmoi se është ekzekutuar Al-Atta, komandanti i pjesës veriore të Rripit të Gazës, duke u zotuar se do të hakmerret për vdekjen e tij.
“Jemi të pikëlluar për martirizimin e komandantit Abu Al-Atta dhe gruas së tij dhe ne shpallim gjendjen e gatishmërisë midis luftëtarëve tanë”, thuhet në komunikatë.
Në një deklaratë tjetër, nga Brigadat Al-Kuds thonë se kanë lëshuar raketa në jug të Izraelit si përgjigje ndaj atentatit.
Ushtria izraelite njoftoi se pas sulmit ajror, në jug të vendit janë aktivizuar sirenat e alarmit.
Në Rripin e Gazës është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe procesi mësimor në shkolla u pezullua deri në njoftimin e mëtejshëm.
Korporata zyrtare izraelite e transmetimit tha se ushtria kishte përforcuar forcat e saj rreth Rripit të Gazës dhe po përgatitej për disa “skenarë sulmues dhe mbrojtës”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…