POLITIKE

Ja çfarë fitojnë Thaçi dhe Hoti me heqjen e reciprocitetit

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, ka thënë se ata që i heqin Kosovës reciprocitetin me Serbinë e bëjnë veten të njëjtë me Millosheviqin që i hoq Kosovës autonominë.

Po ashtu, ai në postimin e tij në Facebook, i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, kreut të LDK-së Isë, kryeministri Avdullah Hoti, ish kryeministrit Ramush Haradinajt, dhe kryetarit të Nismës Fatmir Limaj duke ju thënë nëse besoni në ringjallje vriteni veten para se ta vrasni sovranitetin e Kosovës!

Postimi i plotë:

Duke hequr reciprocitetin Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti fitojnë të trashtë e Sulës. Hashimi dhe Avdullahu shkojnë e të trashtë e Sulës i mbesin Kosovës. Ata që i heqin Kosovës reciprocitetin me Serbinë e bëjnë veten të njëjtë me Millosheviqin që i hoq Kosovës autonominë. Reciprociteti nuk është masë populiste, por është masë e domosdoshme për ta imponuar sovranitetin e shtetit. Nuk ka pikë më të ndieshme se sovraniteti i vendit. Ta pranosh heqjen e reciprocitetit pse këtë në një moment e kërkon Evropa dhe Amerika për t’i bërë qejfin Serbisë, është gomarllëk. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se për sovranitetin e vendit duhet të kujdesen ata vetë dhe jo dikush tjetër Ideja për ta hequr sovranitetin e kontestuar për ta fituar sovranitetin e plotë është iluzion dhe është e bararabartë me idenë e vetëvrasjes për t’u ringjallur. Hashim, Isë, Avdullah, Ramush, Fatmir… nëse besoni në ringjallje vrajeni veten para se ta vrani sovranitetin e Kosovës! Sepse duke hequr reciprocitetin do të jeni të vrarë politkisht dhe moralisht dhe nuk do të ringjalleni më kurrë. Nuk e kuptoj pse me sy në ballë doni të përfundoni në plehun e historisë!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago