Një nga ngjarjet më të mëdha të boksit të vitit do të ndodhë këtë të shtunë, më 16 nëntor, kur Jake Paul përballet me legjendën e boksit, Mike Tyson.
Përballja do të zhvillohet në stadiumin AT&T në Arlington, SHBA, para 80,000 tifozëve, dhe do të jetë një moment kulminant për botën e sporteve.
Ky duel erdhi pas një vonese të shkaktuar nga shqetësimet shëndetësore të Tyson, i cili është 58 vjeç, dhe mund të zhvillohet vetëm nëse ai kalon dy teste shëndetësore para meçit.
Ngjarja është njoftuar të transmetohet në platformën Netflix, duke shkaktuar kuriozitet te përdoruesit për mundësinë e një tarife shtesë për këtë përballje të jashtëzakonshme.
Megjithatë, është konfirmuar se boksieri dhe fansat e sportit mund ta shikojnë këtë përplasje spektakolare pa nevojën për një tarifë PPV, pasi ngjarja do të jetë e disponueshme për ata që kanë një abonim të zakonshëm në Netflix.
Ndërkohë, është paralajmëruar se çdo transmetim i paligjshëm në rrjetet sociale apo faqe të tjera do të pasohet me një gjobë mbi 1000 euro.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…