Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka takuar sot ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar lidhur me zvogëlimin e masave dhe hapjen e ngadaltë të bizneseve.
Reporteri mëson se në takim është propozuar që kafet e restorantet të mund të hapën më 1 qershor, kurse klubet e natës dhe sallat e dasmave vetëm pas verës.
Reporteri.net mëson se edhe kur të hapen kafet dhe restorantet më 1 qershor ato do të punojnë me gjysmë kapaciteti, me gjysmën e tavolianve, të mbahet distanca, të vendosen maskat, të ketë dezinfektues.
Ndërkohë, në takim është diskutuar që kafet dhe restorantet të fillojnë të shërbejnë kafe take away që nga mesi i majit.
Kujtojmë se masat kufizuese aktuale ku qytetarët kanë drejtë të dalin vetëm 1 orë e gjysmë janë deri më 4 maj. Ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se Prishtina do të largohet nga karantina, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…