Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa ka folur për prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në, ka përmendur edhe ambasadorin, Richard Grenell, duke thënë se trysnisë së tij iu dorëzua partia e Isa Mustafës.
Kurti ka thënë në Euronews Albania se, ambasadori Grenell nuk ka qenë neutral në bisedimet Kosovë-Serbi.
“Bëri trysni ndaj parterit tim në qeverisje, derisa ata u dorëzuan dhe u nënshtruan. Ai ka pasur një rol që nuk ka qenë neutral, por kjo s’do të thotë asgjë për mua. Për SHBA, bëhet fjalë për një emisar të fuqishëm, të rëndësishëm, por në anën tjetër nuk kam pranuar ta vë në pikëpyetje interesin e Kosovës, në raport me Serbinë, subjektivitetin tonë, sepse reciprociteti është gjëja më normale në fqinjësinë e mire, pavarësisht insistimeve të tij.
Kurti ka thënë se Grenelli ka qenë i interesuar të arrihet një marrëveshje sa më e shpejtë.
“Ai (Grenelli) ka qenë i interesuar për një marrëveshje sa më të shpejt Kosovë-Serbi, përqendrimi më shumë ka qenë te nënshkrimet, se te teksti”, ka pohuar Kurti.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…