POLITIKE

Ja kur do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Deri në fund të orarit zyrtar Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur për reflektim kreun e Qeverisë, Albin Kurtin. Pak pas orës 16:00 në Kuvend, shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi e dorëzoi mocionin e mosbesimit për qeverinë në të cilën bëjnë pjesë edhe vet.

46 vota ka arritur që t’i sigurojë Isa Mustafa, për të dorëzuar edhe zyrtarisht në Kuvend të Kosovës kërkesën për seancën, në të cilën do të votohet për mocionin e votëbesimit.

Kushtetuta e Kosovës, saktëson se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngritet me propozimin e një të tretës të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Sipas nenit 100, mocioni i mosbesimit vihet në rend të ditës në Kuvend, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë që nga data e parashtrimit të tij.

Që do të thotë se ai mund të vihet në rend të ditës, prej ditës së hënë deri të mërkurën e javës që vjen.

Mocioni i mosbesimit konsiderohet se është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme, ndërsa, nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago