LAJME

Ja se si i humbi Kosova të gjitha mundësitë për të pasur rrymë: E shpjegon Maliqi

Reduktimet sivjet nisën në pikë të verës dhe kjo ka alarmuar qytetarët. Agon Maliqi, ndërkaq, tregon se ku, sipas tij, gaboi Kosova, që tash është kaq e pasigurt në sigurimin e energjisë.

Opinionisti Agon Maliqi ka shkruar rreth historisë së refuzimit të burimeve energjetike, pasi dje u paralajmëruan reduktimet me rrymë në Kosovë.

Ai thotë se në Kosovë janë refuzuar ndërtimet e termocentraleve nga investitorë amerikanë dhe gjermanë. Arsyet për mosndërtimin e termocentraleve të reja, sipas Maliqi, ishin të paqëndrueshme.

“Projektet me qymyr sot nuk t’i financon më kush, ndërkohë Kosova i refuzon edhe ato me gas, gjithmonë fisnike në pritje të tranzicionit në burime të gjelbra, duke e lënë veten në mëshirë të fatit dhe tregtarëve të energjisë në periudhën e ndërmjetme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 

Diku rreth viteve të para të pavarësisë Kosova kishte mundësi të artë për me ndërtu termocentrale të reja prej qymyrit nga investitorë seriozë nga SHBA ose Gjermania. Projekti dështoi pasi u sabotua me sukses nga mafia rajonale e tregtisë me energji dhe nga Rusia e interesuar për ta rritur varësinë e rajonit nga gasi. Gjithsesi, me ndihmën edhe të paaftësisë së qeverisë së asaj kohe dhe shumë njerëzve në Kosovë, shumica (por jo të gjithë) me qëllime të mira.
Argumentet që dëgjoheshin në Kosovë në kundërshtim të projektit? Kosova duhet t‘i ketë prioritet burimet alternative të energjisë, që asokohe (për dallim prej sot) akoma nuk ishin ekonomikisht të arsyetueshme. Madje thuhej se kjo do të na pengonte integrimin në BE. Flitej edhe për cilësinë e ajrit, edhepse termocentralet e reja me teknologji të kohës do të ndotnin shumëfish më pak se dinosaurët e vjetër. Flitej për kapitalizmin e pashpirtë që do me na i vjedh burimet. Pra termocentralet ishin “e keqja e madhe.”
Rezultati? Viti 2022, Kosova vazhdon të jetë e varur nga dinosaurë të komunizmit që mezi rrinë në këmbë, me ajër të stërndotur; e varur nga importet dhe me reduktime në mes të gushtit; e pa integruar në BE për arsye krejt të tjera. Ndërkohë që edhe vetë BE-ja nuk po e përballon tranzicionin e gjelbër në rrethana lufte pa iu rikthyer qymyrit. Projektet me qymyr sot nuk t’i financon më kush, ndërkohë Kosova i refuzon edhe ato me gas, gjithmonë fisnike në pritje të tranzicionit në burime të gjelbra, duke e lënë veten në mëshirë të fatit dhe tregtarëve të energjisë në periudhën e ndërmjetme.
Kush vjen me investu në një vend me reduktime energjie në pikë të verës dhe ku kryeministri paralajmëron mundësi lufte? Numri i 20,000 njerëzve të larguar vitin e kaluat drejt BE më duket sinqerisht i vogël.
Gjithsesi duhet të ndihemi krenarë me vigjilencën, largpamësinë dhe parimet tona konsistente përmes të cilave i ndalojmë projektet dashakeqe. Sikur budallakia dhe naiviteti të ishin burim energie, sot ne e furnizonim gjithë Evropën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

21 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago