Analisti serb Dushan Janjiq ka thënë se situata në Serbi është alarmante dhe se rrezikohet të ketë edhe luftë civile.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Janjiq, tha se në Serbi më Kosova nuk është çështje. Ai ka thënë se prioritet tash është të shmanget një luftë civile, duke aluduar në situatën e tensionuar që po mbizotëron me protesta masive antiqeveritare që nisën si pasojë e shembjes së një çatie në një stacion hekurudhor në Novi Sad në nëntorin e vitit të kaluar. Nga shembja e çatisë humbën jetën 16 persona.
“…tash prioritet në Serbi është se si t’i ikim një përleshjeje të armatosur apo lufte civile dhe se si t’ia bëjë komuniteti ndërkombëtar që ta parandalojë luftën civile. Por jam optimist se qasja e Komisionit Evropian do të ndryshojë së shpejti”, tha Janjiq.