POLITIKE

Të premten u pa në Gjykatë, Abazi jep versionin e tij për 1 milionshin e “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”

Zyrtari i VV’së dhe ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi, të premten ishte paraqitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin e “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”, kjo pasi që emri i tij përmendet në padinë që Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi kanë ngritur kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës.

Istrefi, Ejupi e Azemi në padinë e tyre thonë se bashkë me Xharrën e Dajana Berishën kanë qenë anëtarë bordi të “Shtëpisë së Shoqërisë Civile”, derisa akuzojnë dy të fundit për uzurpim të bordit të organizatës.

Të tre gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata që të caktojë një masë të përkohshme, pasi thonë se kanë frikë që Jeta Xharra e Dajana Berisha bashkë me anëtarët e rinj të bordit, mund të tjetërsojnë pronën prej 1 milion eurove të blerë me ndihmën e Haki Abazit.

Për këtë rast, Haki Abazi, sot ka zgjedhur të flasë edhe publikisht. Megjithatë s’ka dhënë ndonjë detaj që mund të sqarojë përfshirjen e tij në këtë rast, por vetëm ka potencuar se bordi i ri i në të cilin janë pjesë Jeta Xharra, Dajana Berisha, Faik Ispahiu, Luan Dalipi e Fatos Lajçi, është themeluar sipas ligjit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago