Japonia ka kthyer qëndrimin e ashpër për statusin e Ishujve Kurile.
Për herë të parë që nga viti 2003, Ministria e Jashtme e vendit e quajti zonën “të pushtuar ilegalisht nga Rusia”.
Lajmi është raportuar nga “Japan News”.
Raporti i ministrisë tha se të ashtuquajturat Kurilet Jugore (Territoret Veriore – emri japonez) është një pjesë “integrale” e territorit të Japonisë.
“Territoret Veriore janë ishuj, mbi të cilët Japonia ka sovranitet, ato janë pjesë integrale e Japonisë, por aktualisht janë e pushtuar ilegalisht nga Rusia”, theksonte deklarata zyrtare.
Japonia e quan pushtimin rus të Ukrainës “një shëmti që minon themelet e rendit ndërkombëtar jo vetëm në Evropë, por edhe në Azi”.
Sipas diplomatëve, rrethanat aktuale i bëjnë të pasigurta perspektivat për rezultatet e negociatave territoriale.
Japonia po i kërkon Rusisë që të dëgjojë kritikat nga komuniteti ndërkombëtar dhe të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Tokio zyrtare thotë se po rrit përpjekjet e saj për të punuar me Shtetet e Bashkuara për të garantuar paqen dhe sigurinë.