Forcat ukrainase kanë arritur të sulmojnë me dron depot e naftës në qytetin rus Engels në rajonin e Saratovit.
Shpërthime të shumta janë regjistruar në zonën e shënjestruar, ku si pasojë kanë shpërthyer zjarre të mëdha.
Autoritetet e atjeshme lokale kanë konfirmuar se është goditur një objekt industrial.
Nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase është bërë e ditur se depoja e tjetër e naftës Engels 2, që gjendet pranë bazës ajrore ruse është goditur gjithashtu – që konsiderohet si “shtëpia” e shumë aeroplanëve luftarakë.
Sipas Kievit, dëmet në depot e naftës krijojnë probleme logjistike për aeroplanët luftarakë rusë – duke ua zvogëluar kështu aftësitë për të sulmuar qytetet ukrainase. /Telegrafi/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…