LAJME

​Jasharaj: Nga nesër nis greva në çerdhet publike

Nga nesër çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën. Kryetari i këshillit grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se deri në realizimin e kërkesave të tyre, në grevë do të përfshihet i gjithë sistemi arsimor.

Ai në bisedën me KosovaPress thekson se nuk dihet se kur do të përfundojë greva, derisa i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin publik.

Jasharaj: Greva fillon nesër dhe do të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkesave

“Greva që fillon nesër dhe që do të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkesave, është ardhur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Jo nga SBASHK-u ose ndonjë federatë, por nga BSPK dhe në pajtueshmëri edhe të SBASHK-ut dhe të federatave të tjera. Fillon nesër dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të BSPK-së dhe federatave të tjera drejtuara qeverisë”, thekson Jasharaj.

Ai shton se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, muajve të fundit, është angazhuar për nxitjen e dialogut me qeverinë. Megjithatë, Jasharaj tregon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai komenton edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se paralajmërime të tilla janë kërcënim dhe bojkot.

Jasharaj: Nuk është kërcënim e as bojkot

“Jo, nuk është kërcënim as bojkot dhe se mund të ketë greva e përgjithshme e kemi paralajmëruar qeverinë përmes mediave dhe përmes shkresave tani e sa muaj. Kemi insistuar dhe jemi angazhuar për dialog. Qeveria Kurti asnjë milimetër nuk e ka bërë në këtë çështje, nuk ka pranuar dialog dhe as të merret me kërkesat tona. Greva ka ardhur si produkt i kësaj çështje, i mungesës së dialogut”, shton Jasharaj për KosovaPress.

Kryetari i SBASHK-ut njofton se nga nesër do të fillojë greva në të gjitha çerdhet publike.

Jasharaj: I tërë sistemi arsimor do të jetë në grevë

“Nga përshtypjet e tyre që na i thënë është se SBASHK-u, sikur herëve të tjera do të jetë unik dhe i tërë sistemi arsimor do të jetë në grevë. Mirëpo, natyra e kësaj greve ndryshon tek arsimi, pasi që nesër në grevë do të kemi çerdhet e Kosovës, ndërsa mësimdhënësit do të jenë në vende të punës, por nuk do të kryejnë asnjë detyrë që do ta kryenin në rrethana normale”, përfundon ai.

Këshilli Grevist i BSPK-së nesër në orën 10:00 do të vizitojë çerdhen “Yllkat” dhe më pas do të takojë shërbyesit civilë në Komunën e Prishtinës dhe gjykatat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago