POLITIKE

Jasharaj për Kurtin: Ty dhe Qeverinë do t’ju zërë mallkimi i minatorëve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim e Shkencë, Rrahman Jasharaj, ka hedhur akuza të rënda për kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e drejtuar prej tij, duke thënë se do t’i zë mallkimi i minatorëve të cilët janë në grevë qe pesë ditë.

Minatorët e Trepçës për ditën e pestë me radhë janë në grevë. Po kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, sigurime shëndetësore, pagesa e pagave me kohë dhe shkarkimin e menaxhmentit. Të premten, gjashtë minatorëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore si pasojë e grevës. Në orët e paradites, tre prej tyre janë dërguar pa vetëdije në spital, teksa pasdite edhe tre të tjerë. Nga Spitali i Mitrovicës bënë të ditur për KOHËN se gjendja e tyre shëndetësore, pas trajtimit të bërë, është e mirë.

Jasharaj, përmes një reagimi dërguar mediave të shtunën, ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka vizituar minatorët që janë në grevë, të cilët sipas tij, “mallkonin institucionet”.

“Kryeministër Kurti ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që t’i drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë. I vizitova dje dhe teksa po pritnim të lëshoheshim në brendësitë e tokës , nga atje nxorën grevistë me gjendje të renduar shëndetësore e ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Jasharajt.

“Kryeministër me këtë gjendjen time të rënduar shëndetësore bashkë me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Shërbyesve civilë Ali Gashi dhe nënkryetarin e BSPK-së Skënder Lushtaku po bëheshim gati për të zbritur në galeri 800 metra nën tokë , por duhej pritur se ekipet kujdestare po nxjerrin goxha me vështirësi grevistë për t’i dërguar në institucione shëndetësore e ata të stërlodhur kundërshtonin të ndaheshin nga shokët grevistë, por edhe mallkonin. Mallkonin Qeverinë dhe udhëheqësit që nuk po qajnë kokën për ta e për kushtet tmerr të punës në minier”, vijon tutje reagimi i tij.

Ai ka pasur kritika edhe për deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Basha, duke e quajtur si “asgjëdijshmi”.

“Kryeministër , ti nuk ke kohë për minatorët, por dërgoje këtë farë Dimal Bashën, që është i asgjëdijshmi , e që bën propagandë kundër minatorëve grevistë për pagat e tyre. Kryeministër ata janë në grevë thellë nën tokën e Kosovës sepse as edhe një herë nuk janë të sigurt se do të marrin pagat e tyre. Kur ke pak kohë të lirë o kryeministër Kurti , në vend që të pini çaja e të bëni reklama koti, merre Qeverinë dhe shumë ushtarë të face bukut dhe vizitoni minatorët me apo pa grevë. Ti kthehu me Qeveritarët për të vazhduar dialogun e ushtarët tu të rrjeteve sociale urdhëroj të kalojnë , bile, një ditë nën thellësitë e tokës së Kosovës dhe të ndajnë fatin e “mirë” me minatorët”, ka thënë Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut tutje u shpreh se punëtorët e arsimit “ishin dhe janë me minatorët”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago