KRYESORE

Kërkoi heqjen e sekuestrimit të llogarisë bankare, Gjykata e Apelit rrëzon sërish kërkesën e Arben Ahmetajt

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga ish-ministri Arben Hametaj, për heqjen e sekuestrimit të një prej llogarive bankare.

Gjyqtari Dhimitër Lara e rrëzoi kërkesën e Ahmetaj.

Bëhet fjalë për llogarinë bankare që Ahmetaj i kalonte para vajzës për shkollimin e saj, thotë avokati i tij Ardian Visha.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, seanca ishte planifikuar për ditën e djeshme, por u shty prë sot në orën 9:00.
Kujtojmë se katër apartamente dhe dy llogari bankare, që dyshohet se i takojnë Arben Ahmetajt, janë sekuestruar, ndërsa Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi urdhër-arrest për ish-ministrin.

Disa muaj më parë, Ahmetaj kërkoi edhe heqjen e sekuestros së apartamentit në Tiranë, e cila u rrëzua nga Apeli i Posaçëm.
Dyshohet se Ahmetaj ka kryer korrupsion në gjashtë episode, po ashtu ka fshehur pasuri dhe ka pastruar para, sipas dosjes hetimore në të cilën përmenden shumë emra të tjerë biznesmenësh, ish-nëpunësish e persona të tjerë që janë nën hetim.
Sipas SPAK, janë ushtruar kontrolle në shtatë banesa, në të cilat janë sekuestruar dokumente, laptop, telefona celularë,USB dhe materiale të tjera.
Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar se ai është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, pas këqyrjeve në një kompjuter që i përket biznesmenit Klodian Zoto, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.
SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon blackberry i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago