KRYESORE

Jeremiç: “Grenell punon në zgjidhjen që do të thotë në shkëmbimin e territorit – ndryshimin e kufirit të Serbisë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”

Kreu i Qendrës për raporte ndërkombëtare dhe zhvillim të qëndrueshëm (CIRSD) Vuk Jeremiç deklaroi se Rusia në skenën ndërkombëtare i jep mbështetje kyçe Serbisë në lidhje me Kosovën duke përkujtuar se kërcënimi rus ka pamundësuar KS të OKB-së që të miratoj deklaratën për pavarësi të e ka miratuar njëanshëm pushteti në Prishtinë, shkruan “Beta” transmetojnë “Nedeljnik”.

“Presidenti Tramp ka emëruar të dërguarin special për dialog Grenell i cili së bashku me pushtetet në Beograd edhe Prishtinë punon në zgjidhjen përfundimtare dhe ka indikacione se ajo nënkupton shkëmbimin e territorit, ndryshimin e kufirit të Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB “ ka thënë Jeremiç në diskutimet në kuadër të dialogëve Corona që ka nis CIRSD.

Jeremiç që është edhe kryetar i Partisë popullore ka pyetur profesorin Sergej Karaganov, dekan i Fakultetit për politikë ndërkombëtare në Moskë, nëse Moska në KS të OKB do të mbështes anëtarësimin e Kosovës së vetëshpallur nëse Serbia pranon ndarjen dhe nënshkruan marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve.

Karaganov u përgjigj se ShBA dhe Evropa kanë humbur interesimin për Ballkanin pa marr parasysh deklaratat që mund të dëgjohen në opinion, ndërsa serioziteti “ amerikan tash nuk është në zero por në minus, andaj vendimi i takon Serbisë” kumtoi CIRSD.

“Rusia do të mbështes Serbinë në të dy rastet. Ne nuk përzihemi dhe respektojmë fuqishëm sovranitetin kombëtar dhe kjo për ne është parim kryesor në raportet ndërkombëtare” tha Karaganov.

Ai tha se Serbia me kthimin ka NATO ka humbur mbështetjen e Rusisë dhe shpirtin kombëtar, ndërsa Rusia ka bërë krim moral dhe gabimin më të madh të politikës së jashtme në 20 vitet e shkuara kur pranoi bombardimin e SRJ nga NATO.

“Edhe sot më vjen turp për këtë, zgjidhja më e mirë do të ishte që të lëshohej vërejtja nukleare kur u bombardua nga SRJ, por Rusia asokohe ishte e dobët, shkatërruar ekonomikisht dhe me udhëheqje të kalbur morale në shumë mënyra. Kemi bërë gabim të madh që nuk e kemi bërë atë, edhe moral edhe politik edhe ekonomik” tha Karaganov.

Karaganov shtoi se Rusia ka ndryshuar shumë në 15 vjetët e fundit “ndryshoi në mënyrë dramatike dhe iu kthye Euro-Azisë”, ndërsa BE tash nuk është “partner serioz dhe efektiv”, ndërkohë që Rusia është e interesuar për raporte me të gjitha anëtaret e saj.

Karaganov është ish-këshilltar i presidentit rus Putin dhe themelues i klubit diskutues “Valdaj” dhe publikimit “Rusia në politikën globale”, etj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago