Rreth orës 09:25 minuta një snajper qëlloi në drejtim të shtëpisë së Ardian Çapjas, duke e lënë atë të plagosur në shpatull.
Ai u qëllua me një snajper mjaft të avancuar, i cili u gjet i djegur në makinën e braktisur të atentatorëve disa minuta pasi tentuan të vrisnin objektivin e tyre.
Abcnews mëson se bëhet fjalë për një snajper, “Sako TRG M10 .338 Lapua Magnum”, 27 mm, prodhuar në Finlandë, i cili njihet botërisht për saktësinë e tij për shenjestrimin e objektivave disa qindra metra larg.
Çapja u qëllua nga 250 metra largësi me një snajper që mund të vrasë deri në 800 metra. Për fatin e tij, plumbi i lëshuar e kapi në shpatull duke i shkaktuar një plagë të madhe. Që prej paradites, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
“Sako TRG M10 .338 Lapua Magnum” 27 mm mund të qëllojë objektivat e tij deri në 800 metra dhe ka “nam” të mirë në botë për saktësinë.
Arma kushton nga 6 500 deri në 10 000 dollar në tregun e rregulluar të armëve, ndërsa mendohet se në tregun e zi ai shkon edhe më tepër.
Vetë kostoja e kësaj arme tregon se atentati ndaj Ardjan Ccapjas është i mirëorganizuar dhe financuar nga personazhe me fuqi financiare.
Snajperi në fjalë peshon mesatarisht 6.5 kilogram. Mbushja bëhet manualisht dhe në karikator mban 9 ose 11 fishekë në varësi të specifikave që kërkon blerësi.
Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…