Kreu i Partisë Popullore të Serbisë Vuk Jeremiç, me rastin e publikimit të njoftimit për arritjen e marrëveshjes për dokumente mes Beogradit edhe Prishtinës, ka deklaruar se “ndryshimi i vetëm krahasuar me gjendjen e deritanishme është se Serbia do të nis të pranojë dokumentet e lëshuara në Kosovë”, gjë që deri tash “nuk ishte rast”, shkruan “Nova.rs”.
Jeremiç këtë reagim e ka publikuar në rrjetin social Twitter ku ka shkruar “Çdo gjë tjetër ka mbetur e njëjtë”, përveç fillimit të pranimit të dokumenteve të Kosovës.
“Ajo që kemi marr në këmbim të kësaj janë falënderimet për Vuçiqin nga ana e zyrtarëve të lartë të BE-së. Dhe drita e gjelbër për të vazhduar për të shkel” përfundoi ai.
Gazeta “Nova.rs” dhe N1 kanë njoftuar se në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, dje u njoftuar arritja e marrëveshjes për dokumente personale, sipas te cilës Serbia ka pranuar të heq letër dokumentin hyrje-dalje për ata që posedojnë letërnjoftime të lëshuara në Kosovë, ndërsa Kosova u pajtua që mos të aplikoj letër dokumentin e njëjtë për ata që kanë dokumente të lëshuara nga Serbia.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…