Roberto Baggio është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, teksa ishte një nga sulmuesit më të fortë të Italisë. Pas lamtumirës së tij me futbollin e luajtur më 23 janar 2013, “Bishtaleci Hyjnor”, i quajtur kështu për shkak të flokëve të tij karakteristike, ndryshoi tërësisht jetën duke iu përkushtuar natyrës dhe fermës së tij në provincën e Vicenza-s. Sot Roberto Baggio jeton në fshat me gruan e tij Andreina dhe fëmijët e tyre, ku rrit kafshë dhe praktikon besimin e tij budist.
Roberto Baggio, fituesi i Topit të Artë në 1993 ndryshoi plotësisht mënyrën e jetesës. Pas sukseseve të shumta ai zgjodhi të largohej nga futbolli për t’iu përkushtuar një jete më shumë në kontakt me natyrën, në provincën e Vicenzës. Sulmuesi i njohur jeton në Altavilla Vicentina me familjen e tij ku ka një fermë dhe kujdeset për pasionet që ka.
Shtëpia dhe ferma në fshat është e ndërtuar me tulla dhe dru , teksa është e rrethuar nga një kopsht i madh i mirëmbajtur dhe hapësira të ndryshme të hapura me vende për zjarr dhe tavolina për kohën e lirë me familjen ose ku mund të pushoni në kontakt me natyrën.
“Bishtaleci”, të cilit Netflix i ka kushtuar edhe një film, ka qenë gjithmonë mjaft i rezervuar për jetën e tij private. Nga postimet e pakta të publikuara në rrjetet sociale nga Baggio dhe familja e tij, dallohen disa detaje nga ambienti i brendshëm i shtëpisë së osh-futbollistit. Një ambient është dhoma e ndenjes me dy lartësi , me mobilim me stil dhe një dritare të madhe me pamje të mrekullueshme të natyrës përreth.
Për një ish-sportist si Roberto Baggio, mbajtja e fornës sigurisht që mbetet një synim i kaluar edhe te familjarët e tij. Madje, në shtëpinë e tij ndodhet edhe një palestër private me foto dhe portrete të sulmuesit në mure.
Gjelbërimi që rrethon shtëpinë depërton brenda falë sipërfaqeve të shumta me xhana të shtëpisë. Në jetën e re të Roberto Baggio-s, kontakti me natyrën luan një rol themelor dhe vila e tij është një oaz mirëqenieje e zhytur në fshat.
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…