Edhe gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri nga Qeveria e Edi Ramës.
Ajo këtë ditë e ka quajtur “e dielë e përgjakshme kultorore”, përcjell Bota sot.
“E diela e përgjakshme kulturore: Piktori rrëzon teatrin kombëtar n’mes pandemisë!”, ka shkruar gazetarja në një postim në Facebook.
Më tej, Xharra ka publikuar një deklaratë të kryeministrit shqiptar të vitit 2010, atëherë kur Rama kritikonte Partinë Demokratike që donte ta rrëzonte piramidën në Tiranë.
Rama këtë veprim të PD-së e kishte quajtur “talebanizëm”.
“Edi Rama në 2010 kur e kritikonte PD-në qe donin ta rrëznoni piramidën në Tiranë: “..nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohë qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm.Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hyn me dinamitë dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetarë dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë.” burimi i citatit: faqja zyrtare e Partise Socialise”, ka shkruar Jeta Xharra.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…