LAJME

“Jo 10 mijë, por guximi i kësaj fotografie i meriton edhe 1 milion euro”, Mustafa i përgjigjet deputetëve të VV-së

Aktivisti për të drejtat e personave LGBTI+ në Kosovë, Lend Mustafa ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit Gramos Agusholli, Eman Rrahmani, Duda Balje të cilët sot dolen kundër ndarjes prej 10 mijë euro për një projekt arti që promovon vlerat e këtij komuniteti.

Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se këta publikisht tentojnë ta lakojne homofobine e tyre pas opinioneve te artit.

“Parapergaditjet për vota po vrehen qartë, po gjithashtu vrehet qe nuk ja keni haberin për obligimet tuaja dhe qëndrimet kushtetuese”, ka shkruar ai.

Deputetët anti Kodit Civil nisin edhe një betejë kundër Qeverisë, shkak nje veprim i Hajrulla Çekut

Mustafa ndër të tjera ka thënë se kjo fotografi, jo 10 mijë, por i meriton 1 milion për guximin.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e njohur për deklaratat kundër komunitetit LGBTQ+, kishte reaguar për blerjen e veprës – fotografi me titullin “Dita e Shën Valentinit” prej 10 mijë eurove nga Ministria e Kulturës.

Ajo përrmes një postimi në “Facebook” ka pyetur se ku është arti në atë fotografi.

Duke e quajtur përzgjedhjen e Ministrisë si të pa logjikëshme.

“Epo hajde tani, kjo është një foto për të cilën ministria ka dhënë 10 mijë euro! Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu???? Për mua personalisht, pa logjikë”, ka shkruar ajo.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, e kishte quajtur absurde. Deputetin e ka alarmuar “rëndësia” që ai beson se po u jepet komuntetit LGBTQ+.

“Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë. Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero”, ka shkruar Agusholli.

Ministria e Kulturës ka blerë për fondin e shtetit një vepër arti që flet pikërisht për dashurinë e mohuar të këtij komuniteti. Vepra “Shën Valentini” është blerë për 10 mijë euro.

“Përzgjedhja e veprave për krijimin e fondit të institucioneve publike të Kosoves ishte një proces i veshtirë dhe kompleks”, thuhej në vlerësimin e jurisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago