FOTO&VIDEO

Jo vetëm Kurti, i gjithë stafi i kryeministrit në vetizolim – këto janë detajet

I gjithë stafi i ngushtë i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, është vetizoluar.

Kjo ka ardhur pasi që, kryeministri në detyrë dhe stafi i tij, kanë pasur kontakt me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili po ashtu ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dal pozitiv me Koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se janë në pritje të rezultatit të zyrtarit të ministrisë për të parë se si duhet të veprojnë pastaj.

“Stafi i ngushtë i kryeministrit është në vetizolim mbi ba zën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultateve”, është shprehur Kryeziu.

Pa minuta më parë, edhe vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar një status në Facebook, ku ka treguar se tashmë është në vetizolim, dhe se punët do t’i kryej nga shtëpia.

“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”, ka shkruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

2 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

3 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago