FOTO&VIDEO

VIDEO/ Koronavirusi, një komplot i madh botëror: Videoja e bujshme e biokimistes gjermane

Përgatituni që të shtoni një tjetër teori të re dhe të madhe të komploteve në listën e gjatë aktuale mbi koronavirusin.

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Plandemic? Në një video të gjatë online te kthyer virale dhe në një libër të sapo publikuar dhe që është kthyer nga më të shiturit në Amazon, teoria e re bën bashkë një seri gënjeshtrash për koronavirus në një kornizë më të gjerë: në atë të një plani të të pasurve të botës, të cilët kanë përhapur koronavirusin për të rritur taksat e vaksinimit.

Mes pohimeve të ndryshme pa asnjë mbështetje shkencore në videon e përmendur është idea se mbajtja e maskave jo vetëm nuk mbron nga virusi, por madje është dhe e dëmshme.

Gjithashtu thuhet se mbyllja e plazheve është një gabim sepse në ujë ka mikrobe shëruese.

Në video është dhe hipoteza se numri i viktimave është fryrë “ad hoc” për të përforcuar kontrollin e popullsisë.

Autore e videos është Judy Mikovits, një biokimiste e cila përfundoi në anën e errët të komunitetit shkencor pas një skandali në vitin 2009 për një studim – të publikuar dhe më pas i hequr nga Science – i cili lidhte sindromën e lodhjes kronike me një retrovirus që vinte nga macet.

Shkenca më pas dëshmoi se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe se studimi nuk respektonte standartet shkencore, ashtu si konfirmohet në një artikull të gjatë të publikuar nga Washington Post.

Videoja është aq kontroverse sa Facebook, Youtube e Vimeo e kanë hequr nga platformat e tyre dhe pse shumë përdorues vijojnë ta hedhin sërish dhe platformat e riheqin sapo publikohet.

Sipas një zëdhënësi të Vimeo, të cituar nga Washington Post, “video është hequr pasi shkel politikat të cilat ndalojnë përhapjen e informacioneve që kundërshtojnë udhëzimet aktuale dhe që dëmtojnë shëndetin publik”.

Por për ata që duan të jenë të bindur se komploti ekziston, heqja nga platformat e videos është vetëm një konfirmim më shumë për ekzistencën e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago