POLITIKE

Joseph: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar kështu për vrasjen e Oliver Ivanoviqit?

Analisti i politikës së jashtme dhe njohësi i zhvillime në Ballkan, Edward Joseph, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për të dhënë dorëheqje nga institucionet kosovare, duke thënë se Lista Serbe do të duhej të kishte këso lloj reagimesh për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Udhëheqësia e Listës Serbe në veri është e indinjuar nga politika e targave të Kosovës. Por pse nuk ka zemërim për vrasjen e pazbardhur të liderit Oliver Ivanoviq?”, ka shkruar Jospeh në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

“Në vend të kësaj, dëshmitaret si Rada Trajkoviq marrin kërcënime, të nxitura – sipas Trajkoviqit – nga komentet publike të vetë presidentit Vuçiq. Avokati i Trajkoviqit sugjeron paralele me kërcënimet e bëra fillimisht ndaj vetë vrasësit të Oliver Ivanoviqit”.

Jospeh tha se dëshmitarë të tjerë kanë refuzuar të dëshmojnë në prokurori në vazhdën e gjykimit në Kosovë për vrasjen e Ivanoviqit, për shkak të frikës së sigurisë personale.

“E di rëndësinë e dhënies së deklaratës sime, por mbrojtja e jetës sime është e para”, citoi Joseph një dëshmitar.

Joseph tha se SHBA duhet t’i kërkojë Vuçiqit mbrojtjen e serbëve në veri, nga udhëheqësit kriminalë.

“Me Beogradin kaq të fokusuar në mbrojtjen e të drejtave të serbëve për të vozitur me targa ilegale, tani është koha ideale që zyrtarët e SHBA-së të kërkojnë që Vuçiq të mbrojë serbët e Kosovës kundër kërcënimit të menjëhershëm për sigurinë e tyre: udhëheqjes kriminale në veri”, deklaroi ai.

“Shumë njerëz në Beograd e dinë saktësisht se kush e vrau Oliver Ivanoviqin. Çfarë kohe e përkryer për Vuçiqin, “mbrojtësin” e supozuar të serbëve të Kosovës, që të thërrasë qentë e frikësimit dhe të lejojë familjen e Ivanoviqit të marrë drejtësi. Tani”, përfundoi Joseph.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

21 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

3 ditë ago