OPINION

Ju bëfsha m….. mu në turizëm!

Nga Mentor Kikia

U desh edhe një viktimë tjetër ë?

Duhej të ikte nga kjo botë edhe një fëmijë 5 apo 7 vjeç, që të kujtoheshit se skafet nuk duhet të “lahen” në të njëjtin vend me njerëzit? Kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime në mëmëdhe familja e saj.

Ku e keni kordonin e sigurisë?

Ku i keni rojet bregdetare që ndalojnë horrat, edhe titullarë policie, me motorra uji e gomone të futen mes pushuesve?

Kur një tjetër horr i pasur i hapi kafkën një turisti rus, e nxorrët nga burgu, pasi e quajtët aksident, apo jo?

Edhe këtë do ta nxirrni, sa të shuhet revolta e njerëzve. Aksident ishte edhe ky, patjetër.

E pushuat nga puna, apo jo? Sa rëndë e ndëshkuat! Mos duhej ta ngrinit në detyrë?

Sa herë motorrat e ujit të gangove, që duan të shesin mend para femrave me bikini, futen mes pushuesve duke plagosur njerez dhe ju nuk i ndaloni? Videoja tregonte se fare pranë bregut e mes njerëzve qe laheshin, kishte disa motorra e skafe të tjerë të stacionuar.

Kur ne që “grindemi” shkruajmë për këto probleme, ju na akuzoni se po i bëjmë antireklamë turizmit tonë, apo jo?

Bëjini shurrën turizmit dhe perlës së Jugut tani!

Merreni atë fëmijë të vrarë dhe bëjini një statujë në mes të qytetit turistik!

Unë për vete se shkel atë vend, edhe sikur dhuratë të mi bëjnë pushimet.

Shkoni në Mal të Zi(jo në Turqi, Kroaci apo Greqi) dhe shikoni nëse ia mban ndonjërit nga ky soji, me motorr uji apo me skaf, ti afrohet bregut. Shkoni mësoni, e pastaj dilni shisni mend për turisët që po vijnë tufa tufa.

P.S: Edhe një gjë të fundit. E shikoni atë tendë në foto?

Është qendra ku jepen skafet dhe motorrat e ujit me qera.

I shikoni ata bidona në tokë? Janë bidona me benzinë, një shkëndijë dhe gjysma e pushuesve aty mbaruan punë.

Ku është koridori i sigurisë aty, si mund të jetë ai stacion mu në mes të pushuesve?


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago