Regjisori James Cameron bie dakord me shumë prej ekspertëve të inteligjencës artificiale se përparimet në teknologji mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin.
Fituesi i çmimit Oscar dhe mjaft i vlerësuar nga kritika për filmat e tij “Titanic” dhe “Avatar”, ndër të tjerë, ka qenë edhe njëri prej skenaristëve të filmit aksion fantastiko-shkencor “Terminator”.
Nën interpretimin e Arnold Shcvarzenegger, filmi ishte një sukses botëror kur u lançua për herë të parë në 1984 dhe shumë prej atyre që e mbajnë mend mund ta kenë sjellë shpesh ndërmend 2-3 vitet e fundit, për shkak të pikëpyetjeve të mëdha që ka ngritur avancimi i shpejtë i teknologjisë robotike.
Për më tepër, shumë prej ashtuquajturve kumbarë të inteligjencës artificiale kanë lëshuar kohët e fundit paralajmërime për domosdoshmërinë e futjes brenda një kornize ligjore të kësaj teknologjie, përpara se ajo të kthehet në një kërcënim më të madh për njerëzimin.
“Abolutisht, unë ndaj të njëjtin shqetësim me ta“, i tha Cameron CTV News gjatë një takimi në Ottava.
“Djema, ju paralajmërova në 1984 dhe ju nuk dëgjuat,” tha ai.
Cameron tha se është e rëndësishme të vlerësohet se kush po e zhvillon teknologjinë dhe nëse këta individë po e bëjnë atë gjë për përfitim.
Russian Man Hospitalized After Performing Self-Surgery to Install Microchip in His Brain
Keep Watching
“Unë mendoj se mundësia që ka AI për t’u kthyer në një armë është rreziku më i madh”, tha ai.
“Mendoj se ne do të futemi në ekuivalentin e një gare armësh bërthamore me AI, dhe nëse nuk e ndërtojmë atë, të tjerët me siguri do ta ndërtojnë, dhe në këtë mënyrë do të përshkallëzohet. Mund të imagjinoni një arenë ku lufton inteligjenca artificiale. E gjithë lufta bëhet me kompjutera me një shpejtësi që i lë njerëzit të paaftë për të ndërmjetësuar dhe pa asnjë mundësi për t’i kthyer gjërat siç ishin”.