LAJME

“Ju po më shisni, si mundet?!” – Dështon live intervista e Elsa Lilës, këngëtarja “kapet” me moderatorin, ai mbyll menjëherë emisionin

Një situatë të vështirë ka kaluar moderatori Flor Gjini në emisionin e tij “People” teksa të ftuar kishte këngëtaren Elsa Lila, pasditen e sotme. Kjo e fundit do të fliste për librin e saj që prezantohet në këtë panair, si dhe ngjarjet jo fort të lehta që kanë ndikuar vitet e fundit në jetën e saj.

Kur ajo ishte duke folur, në ekranin e studios në Euronews Albania u shfaqën disa nga titujt e mediave online që përkonin me ngjarjet 2-3 viteve më parë, kur ajo u arrestua nga Policia italiane si pjesë e një grupi trafiku italo-shqiptar. Rrjedha e emisionit ndryshoi menjëherë.

“Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejt për së drejti, pa problem”, u shpreh ajo, duke bërë që moderatori t’i kërkonte regjisë heqjen e titujve nga ekrani.

Elsa Lila më pas tentoi të merrte gjithë vëmendjen, duke ju drejtuar kameras dhe publikut, por Flor Gjini e kontrolloi mjaft mirë situatën, duke i vënë në dukje se ishte ai moderator dhe e vendoste ai se çfarë do të diskutohej.

Siç u shpreh Flori, ata kishin rënë dakord me Elsa Lilën që të flisnin për librin më të ri të këngëtares “Mirë se erdhe në Rebibia” dhe për të gjitha ndodhitë në jetën e saj, por kjo e fundit kishte ardhur me vonesë në studio, si dhe kishte vendosur të dilte komplet nga skenari i dakordësuar.

Biseda e zhvilluar drejtpërdrejt në studion e televizionit Euronews Albania:

Elsa Lila: Mund t’i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse ka kaluar kohë deri kur… mos t’i përdorni përsëri këto. Se ndryshe mund të largohem që këtu drejt për së drejti, pa problem.

Flor Gjini: Regjia mund t’i heq titujt. Fokusohemi te biseda.

Elsa Lila: Po.

Flor Gjini: Zgjodhe që të mos i lexoje ato tituj, t’i shmangeshe

Elsa Lila: Si mund t’i lexoj kur ju akoma i nxirrni, ju akoma po më shisni me këto imazhe, çfarë kuptimi kishte të nxirrje këtë imazh këtu tani?! Kush është kuptimi, kur unë kam ardhur me këtë libër. Cili është kuptimi?! Faleminderit shumë.

Meqë jemi drejtpërdrejt, të dashur spektatorë dhe telespektatorë…

Flor Gjini: Jo, të lutem të kthehet kamera te unë. Këtë program, më vjen keq Elsa Lila por e drejtoj unë.

Elsa Lila: Unë doja vetëm të përshëndesja publikun, meqë jemi drejt për së drejti

Flor Gjini: Ne jemi drejtpërdrejt dhe miq ne do të kishim një bisedë me Elsa Lilën. “Mirë se erdhe në Rebibia”, për të diskutuar për ngjarjet dhe librin, sepse ai ishte fokusi. Por Elsa Lila erdhi me vonesë sot. Në intervistën e fundit, ajo ka përmendur se ka qenë e shqetësuar për lajmet, titujt, duke menduar që edhe familjarët e saj i lexojnë këto lajme dhe komentet në rrjetet sociale.

Ne në media bëjmë edhe pasqyrimin për ngjarjet që kanë kaluar dhe besoj që pastrimin e saj shpirtëror Elsa Lila e ka dhënë në ” Mirë se erdhe në Rebibia”. Por ndoshta për të kuptuar më shumë, nëse Elsa nuk i ka lexuar këto tituj dhe me këtë libër ka bërë pastrimin e saj, ka diçka që të shqetëson Elsa?

Elsa Lila: Mund edhe ta mbyllim emisionin, të falenderoj shumë.

Flor Gjini: Faleminderit Elsa Lila që ishe në këtë bisedë në programin “People”. “Mirë se erdhe në Rebibia” është libri i saj në Panairin e Librit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago