Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është vënë në pranga Jurgis Çyrbja. Këtij të fundit, një javë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi edhe marrjen si të pandehur për “shpërdorim detyre”.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, siç bën të ditur SPAK, është vënë në pranga pasi dyshohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Përpos tij, në pranga është pasditen e së dielës edhe Ahmet Masha, ky i fundit një emër jo i panjohur për policinë pasi në vitin 2013 ka qenë i ndaluar për trafikun e drogës në Portin e Durrësit.
Dy të arrestuarit, janë shoqëruar fillimisht në Komisariatin e policisë së Shijakut, ndërsa aktualisht janë dërguar në Durrës.
Gazetari Jul Kasapi raportoi në një lidhje direkte me “Off the Rercord” nga Andrea Danglli se dyshohet se ish-deputeti socialist e ka përdorur platformën Sky Ecc dhe se ka pasur lidhje me një grup kriminal në qytetin e Durrësit.
Dyshimet rreth Çyrbjas janë të ngritur për periudhën 2013-2016 kur ai ka qenë në krye të Hipotekës së Durrësit.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…