Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare.
Historiani ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan, përcjell Telegrafi.
“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po kërcënohet nga vet shqiptarët…Presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”.
Buxhovi ka vlerësuar figurën e Albin Kurtit që sipas tij po lufton padrejtësitë që kanë ardhur nga Rezoluta 1244.
I pyetur për ndonjë analogji me figurat historike shqiptare, Historiani ka thënë se pavarësisht se rrethanat janë të pakrahasueshme figura e Albin Kurtit do t’i përgjigjej asaj të Hasan Prishtinës.
“ Edhe Hasan Prishtina ka luftuar për një koncept politik intelektual. Edhe ai ka qenë një politikan i pa korruptuar, i emancipuar. Një politikan që e ka shkrirë pasurinë për Shqipërinë. Një politikan që është dashur ta paguaj me kokë idealizmin e tij. Uroj që kjo të mos i ndodh Albin Kurtit. Por Albin Kurti ka përgjegjësi historike të përafërt me Hasan Prishtinën”, tha ndër të tjera Jusuf Buxhovi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…