LAJME

‘Ka fobi ambientet e mbyllura’, GJKKO pranon kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit, cakton mjekët për të kryer ekspertizën

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve të Erzen Breçanit për të caktuar ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të tij, ndërsa caktoi datën 12 mars si afat limit për vlerësimin e gjendjes.

Pretendimet e mbrojtjes janë se Breçani, për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.
Avokatët e Breçanit, i cili akuzohet pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, bashkë me 11 persona të tjerë, 5 të arrestuar, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, ndërsa prej kohësh zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës ndodhet në spital.
Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

Ndërkohë detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës.

SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago