POLITIKE

“Ka marrëveshje SHBA-Rusi për çështjen Kosovë-Serbi”

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i vijuar në ditët e kaluara nga dy presidentët Thaçi e Vucic, duket se ka rikthyer tensionet në Kosovë.  Për analistin Ben Andoni, i cili ishte i ftuar në “Dita jonë” në A2, serbët janë më kompakt, pasi e kanë të zgjidhur çështjen e Kosovës.

“Nga një anë nuk lëshojnë, dhe nga ana tjetër kanë tre struktura për Kosovën që nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Ndërsa në Kosovë ka një arkitekturë krejt tjetër. Sepse ka një përplasje të vazhdueshme ndërmjet parlamentit dhe qeverisë. Kjo sepse çështja ndaj Serbisë në Kosovë është më shumë se sa diplomatike. Ka ardhur koha që në Kosovë që të gjitha palët të unifikohen, por është shumë e vështirë, pasi palët kërkojnë dominim”, tha ai.

Sipas Andonit, arritja e një zgjidhjeje brenda qershorit është e tmerrshme. “Që në momentin që u shmangën kryeministrat dhe u kalua dialogu në nivel presidentësh, ishte për t’i paraprirë ndryshimeve”, tha ai.

Andoni thotë se Bashkimi Evropian e ka vërtetuar se është krejtësisht i pafuqishëm për dialogun, çka i ka hapur rrugën Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë rolin e ndërmjetësuesit kryesor, duke u dakordësuar edhe me Rusinë.

“Kosova ka bërë lëshime të paimagjinueshme, por nuk mori liberalizimin e vizave. BE-së i erdhi shumë mirë që të transferonte të gjithë dialogun te SHBA, që me sa shikoj, pas takimit të Helsinkit (Trump-Putin, në vitin 2018)  ka një marrëveshje me Rusinë. Sepse kjo shpjegon që Rusia është gati indiferente dhe përsërit atë që thuhet nga administrata amerikane, që thotë gjithçka që arrijnë të dy palët ne e respektojmë”, tha ai.

“Problemi është se ne nuk e dimë arkitekturën e kësaj marrëveshjeje. Ajo që zbulohet në Kosovë është se përsëri ka dalë në skenë ndryshimi i kufijve dhe problem akoma më i madh për Kosovën është krijimi i asociacionit, që edhe Albin Kurti e ka kundërshtuar. Krijimi i komunave serbe e bën Kosovën si Palestina me Izraelin. Po u krijuan komunat serbe në mes të Kosovës, Serbia mund të lëshojë, dhe unë mendoj se do ta bëjë, por “de facto” do të vazhdojë të ketë dominim në Kosovë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago