LAJME

“Ka perendu koha e banditave…” – si krekosej asambleisti i VV-së i arrestuar për drogë me “sukseset” e partisë

Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se dje është arrestuar një grup prej pesë personave nën dyshimet se kanë transportuar dhe shitur drogë.

Sipas tyre pesë të arrestuarit kanë shitur drogë në plazh, e të njejtën e kanë transportuar nga Kosova me autobus.

Njëri nga ta është edhe asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.

Në vijmë mund të gjeni disa nga statuset e tij në rrjetin social Facebook.

Në njërën prej tyre ai nuk ka harruar të shpreh bindjen e tij se “koha e banditëve ka perenduar”.

Besnik Mujeci

Në një postim tjetër ai është lutur për mbrojtjen e afër të kryeministrit, që sipas tij, janë duke e mbrojtur nga opozita, të cilat i kishte quajtur “hijena të ndyra”.

Besnik Mujeci

Ai, madje është treguar edhe kreativ në dhënien e ideve për biznes, si hapja e një fabrike.

Besnik Mujeci

Përveç ideve të biznesit, ai “ndjekësve” të tij në këtë rrjet social i ka dhënë edhe motiv.

Besnik Mujeci

Mujeci ka këshilluar edhe autoritetet në lidhje me numrin e zyrtarëve që duhet të marrin pjesë gjatë patrullave.

Besnik Mujeci

Por, ai nuk ka “shpërndarë” vetëm kritika, nganjëherë edhe ka lavdëruar. Si në statusin poshtë, ku ka përgëzuar Policinë e Kosovës për “neutralizimin e elementeve kriminale”.

Besnik Mujeci

Asambleisti i VV-së në Komunën e Prishtinës ka ndarë me qytetarët edhe arsyen pse i pëlqen kryeministri, Albin Kurti.

Besnik Mujeci

Ndërkaq në lidhje me dyshimet për shitjen e një meçi futbollistik, Mujaci është treguar kureshtar të dijë se sa kushton “kilogrami i lojës”.

Besnik Mujeci

I zgjedhuri i popullit është deklaruar edhe në lidhje me dy sistemet më të dështuara, sipas tij, e që njëri është ai i drejtësisë.

Besnik Mujeci


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

51 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago