FOTO&VIDEO

Ka qëndruar në ‘hije’ për dhjetëra vjet, zbulohet asteroidi i fshehur pranë Tokës

Astronomët kanë pikasur një asteroid pranë Tokës i cili ka qenë fare pranë planetit tonë duke mos u dalluar për 60 vjet.

Trupi i sapogjetur kozmik, i quajtur 2025 PN7, është një asteroid që rrotullohet rreth Diellit, por qëndron pranë planetit tonë. Njësoj si ai, 2025 PN7 i duhet një vit që të plotësojë rrotullimin e tij, shkruan CNN.

Këta asteroidë ndryshojnë nga mini-hënat që zakonisht orbitojnë rreth Tokës, si 2024 PT5, i cili u rrotullua rreth planetit për dy muaj gjatë 2024 dhe mund të jetë një pjesë e shkëputur nga Hëna.

Asteroidi nuk u vu re nga astronomët sepse është shumë i vogël dhe i zbehtë. Ai gjendet rreth 384,400 kilometra larg Tokës.

Astronomët po përpiqen ende të mësojnë përmasat e tij. Një vlerësim i pranueshëm është rreth 30 metra gjatësi dhe 62 metra në diametër.

Me kohën, 2025 PN7 ndryshon orbitën nga rrumbullake në një trajektore si patkua kali. Me këtë të fundit, largësia arrin në 297 milionë kilometra nga Toka. Ai pritet të qëndrojë në këtë orbitë pranë Tokës për rreth 60 vite të tjera përpara se trajektorja ë ndryshojë.

Përbërja e tij mbetet ende e panjohur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago