POLITIKE

Haxhiu thotë se frustimi i Thaçit ndaj Vetëvendosjes ka një qëllim, ia përmend ndarjen e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim të saj në Facebook i është kundërpërgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se sulmet e tij nga Vetëvendosjes nuk janë të rrallë.

Sipas Haxhiut, sulmet e tij janë si shkak i përpjekeve të dështuara për të qenë protagonist me qëllime të këqija, së pari në marrëveshjen e dëmshme Kosovë-Serbi dhe e së dyti si dështim përmes tentativës për të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Ministrja Haxhiu ka rikujtuar edhe një konferencë të Presidentit kur pati sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pas foli për idenë e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, që kishte në thelb ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sulmet që Presidenti i bën Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministrit Kurti dhe ministrave të tjerë nuk janë të rralla. Siç duket frustrimi i tij i shprehur edhe sot në konferencë për media që nuk kishte ansjë tematikë pos sulmit ndaj Qeverisë në detyrë ka si shkas disa përpjekje të dështuara të këtij Presidenti për të qenë protagonist me qëllime të këqija. E para ishte çështja e një marrëveshje të dëmshme Kosovë-Serbi, me ç’rast shkoi dhe u kthye pa asgjë, dhe e dyta, dështimi përmes tentativës për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme të marrë situatën në kontroll. Asnjëra su bë.

Duhet të rikujtojmë se edhe në ato konferencat e përditshme të verës së vitit 2017 aso kohe Presidenti fillimisht pati sulmuar Lëvizjen e Albin Kurtin dhe vetëm pastaj foli për idenë e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë thelb i së cilës ishte ndarja e Kosovës. Frustrimi i tij tash ndaj Qeverisë aktuale dhe ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! është simptomë e dështimeve të planeve të tij duke shtuar edhe tashmë shkeljen që ky President i ka bë Kushtetutës në PLAN përpjekjen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

10 minuta ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

11 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

17 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

23 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago