Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Alban Bytyçi, ka diplomuar në akademinë e forcave ajrore amerikane që njihen si “US Air Force Acadamey”.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se kadeti Bytyçi diplomoi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harriz.
“Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendës presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se Bytyçi do t’i bashkohet sërish FSK-së, ku do të sjellë eksperienca të reja të cilat i ka fituar gjatë katër viteve të studimit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…