Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mohuar se ai dhe presidenti Thaçi kanë bërë një fushatë të fshehtë për të penguar punën e Dhomave të specializuara të Kosovës.
“Dyshimet e ngrituara janë plotësisht të pavërteta nuk qëndrojnë. Nuk ka kurrfar baze për pretendimin për pengim të punës së gjykatës”, ka thënë Veseli në konferencë për media.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë personat e partë që paraqiten në Gjykatën Speciale. Në njoftim thuhet se presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kanë bërë një fushatë të fshehtë për të penguar punën e Dhomave të specializuara të Kosovës.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, Thaçi dhe Veseli kanë vendosur interesat e tyre personale përpara gjetjes të së vërtetës, sundimit të ligjit dhe të gjithë njerëzve të Kosovës.
“Prokurori i Specializuar e ka konsideruar të domosdoshme lëshimin e këtij njoftimi publik të akuzave për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇI dhe Kadri VESELI për të penguar dhe minuar punën e KSC. Z. THAÇI dhe Z. VESELI besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin për krijimin e Gjykatës dhe përndryshe pengojnë punën e Gjykatës në përpjekje për të siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë. Duke ndërmarrë këto veprime, Z. THAÇI dhe Z. VESELI kanë vendosur interesat e tyre personale përpara viktimave të krimeve të tyre, sundimit të ligjit dhe të gjithë njerëzve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…