Kërcënimet e kreut të së djathtës serbe Misha Vaciç kanë nxitur shqetësim mes banorëve të Bujanovcit, ndonëse bëhet fjalë për një person të margjinalizuar, mbretëron frika se shteti përkatësisht dikush shumë më i fuqishëm qëndron pas kësaj, ka vlerësuar njeriu i parë i Bujanovcit, Shaip Kamberi, që ka kërkuar nga shteti që të nis procedurën kundër “fjalimit të tillë fashist”, shkruan “Danas” .
„Nuk bëhet fjalë për një politikan të margjinalizuar, gjë që është, por për frikëm se pushteti apo një pjesë e pushtetit fshihet pas tij, dhe tenton të rrezikoj paqen në Bujanovc me krijimin e incidenteve artificiale duke shkaktuar përçarje mes serbëve dhe shqiptarëve “, ka thënë Kamberi për N1.
Vaciç këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të angazhimit politik, pas incidentit në Shabac, ku në pushtet është opozita dhe paralajmërimit se së shpejti në shkoj edhe në Paraçin, ku po ashtu bushiqet nga opozita.
Çdo gjë ka nis në Bujanovc, ku ka kërcënuar se do dëboj serbët lokal që siç ka thënë” bashkëpunojnë me shqiptarët“.
Nuk mund të neglizhojmë, ka shtuar ai se Bujanovci është mjedis shume etnik dhe nëse shteti nuk ndërmerr asgjë atëherë ajo është bashkëpjesëmarrës, ka thënë Kamberi. Ai ka shtuar se në Bujanovc nuk ka pasur incidente ndër etnike dhe raportet e bashkësive kryesisht janë korrekte dhe të respektueshme ndërmjet vetës.
„Këto janë deklarata fashiste që duhet tl dënohen ashpër” mendon Kamberi që përsërit se duhet dënohet secila përpjekje e futjes së trazirave mes bashkësive në atë komunë.
Kamberi ka shtuar se ndonëse ishte paralajmëruar ngritja e procedurës përkatësisht fletëparaqitjes penale për shkak të këtyre kërcënimeve të thëna në Bujanovc, ai nuk ka informata zyrtare nëse është bërë kjo ose jo, apo ka qene vetëm metodë e heshtjes së gjithë kësaj.
„Shpresojmë se organet e drejtësisë do të ndërmarrin masa adekuate “, përfundoi Kamberi