FOTO&VIDEO

Kampi i azilantëve në Babrru, banorët e zonës: Na vjedhin çdo natë, shtëpitë i izoluam si burgje

Prej vitesh Shqipëria ka pritur e përcjellë qindra azilkërkues nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Sapo kapen në Pikat Kufitare, e nëse kërkojnë azil në vendin tonë me argumentin se në vendet e tyre u rrezikohet jeta, ata strehohen në këto ambiente, në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në periferi në Tiranës, në Babrru.

ABC News ishte pranë kësaj qendre. Të shqetësuar, banorët e kësaj zone tregojnë se thuajse çdo natë bien pre e vjedhjeve nga të rinjtë që qëndrojnë aty.

Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje nga autoritetet, banorët tregojnë se janë detyruar të vendosin rrjeta nëpër muret e banesave, e ndërsa të tjerë i kanë izoluar ato me tela me gjemba.

“Është tmerr të na dalin gratë dhe fëmijët në rrugë. Mbrëmë na kanë vjedhur tre telefonat e fëmijëve dhe një lap-top. Ku t’i gjej unë që t’u marrë fëmijëve 1 milionë lekë tani telefonat. Le t’i marrin e t’i çojnë te “Mali me Gropa”, ç’na i lënë akoma këtu. Edhe policët vijnë i marrin e i sjellin prapë këtu. “S’kemi ç’u bëjnë” thonë. Kemi frikë. Hajduti të vret në gjumë. Ne kemi qenë vetë refugjatë, këta nuk janë refugjatë, këta janë kamikazë”, thotë një banor.

“Ne kemi gati dy vite që natë për natë nuk bëjmë gjumë. Edhe roje kufiri të isha në kohën e Enverit a në kohën e Monizmit, nuk e besoj se do rrinte ushtari kaq në gatishmëri sa po rrimë ne. Po e bëjmë gjumin me turne, dy orë një djalë, dy orë tjetri, dy orë gruaja e dy orë unë. Janë mbi 30 shtëpi këtu që na kanë mbytur, na kanë marrë fytyrën e nuk po qëndrojmë dot më në shtëpitë tona. Na vjedhin atlete, rroba, tapepe, çfarë të gjejnë i marrin e i shesin”, thotë 1 tjetër banor i Babrrusë.

“Është e frikshme sa ne nuk po rrimë dot në shtëpitë tona. Duhet vetëm të mbyllim dyert me hekura e penxheret e çdo gjë tjetër se na vijnë ata. Na vjedhin çfarë të gjejnë përpara, këpucë e veshmbathje që ne i thajmë përjashta. Jemi detyruar t’i marrim këpucët e t’i fusim brenda”, shprehet një tjetër.

“Natën unë vija në 9 të darkës nga goca në shtëpi. Tani nuk vij dot sepse kam shumë frikë nga këta. Ata janë grupe-grupe. Aty rrinë e flenë jashtë”.

Edhe pse për disa herë me radhë, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë, ajo që bie në sy është mungesa e patrullimeve të uniformave blu përgjatë kësaj zone.

Banorët shprehen se kërkojnë ndihmë që këta azilkërkues të qëndrojnë sa më larg qendrave të banuara.

“Kam shkuar mbi 20 herë në rajon në polici, bashkë me ta. Asnjë gjë nuk bëhet. Po në çfarë t’u bëjmë? O t’i marrin t’i rregullojnë, t’i çojnë në “Mal të Dajtit” ose ku ka repart ushtarak, jo këtu në mes të qendrës së banimit”, thonë ata.

“Ne kërkojmë që këta të ikin të largohen që këtu sepse ne jemi zonë e banuar. Kemi gra e fëmijë që nuk dalin dot në rrugë. Ata zihen me njëri-tjetrin në rrugë me gurë”, u shprehën për ABC News.

Jo pak shqetësues është fakti se azilkërkuesit nga vende të ndryshme, si Afrika, Irani e Siria, i gjen nëpër rrugët e Tiranës thuajse në çdo orar duke kërkuar lëmoshë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

9 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

19 orë ago