FOTO&VIDEO

Kancelari i ri – limuzinë e re: Olaf Scholz do të marrë një super-makinë të re zyrtare me mbrojtje të veçantë

Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz do të ketë një makinë të re në dispozicion, pas ardhjes në krye të vendit. Mercedes S680 Guard do të jetë “mjeti” i tij i ri që ai do të përdorë për lëvizjet e tij.

Mercedes-Benz S 680 Guard është emri i plotë i një makine të blinduar që i kushton taksapaguesve gjermanë të paktën 547,400 euro.

Makina e blinduar është jo vetëm luksoze nga brenda, por është një prej mjeteve më të sigurta dhe më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë Mercedes.

Makina ka 12 cilindra dhe 680 kuaj fuqi. Kompania thotë se qëllimi i makinës është që kancelari të mbijetojë 30 sekondat e para të çdo sulmi të mundshëm dhe të jetë në lëvizje për sa më gjatë. Më pas do mund të ndërhyjnë truprojat dhe policët.

‘Scholzmobili’ mund t’u rezistojë qindra plumbave nga armët automatike.

Jo vetëm kaq, por makina i ofron mbrojtje atyre që janë brenda nga ndonjë sulm me gaz helmues.

Nëse makina detekton një sulm me gaz, brenda lëshohet oksigjen dhe me pak presion, gazi nuk mund të penetrojë në brendësi të mjetit.

Çmimi i kësaj makine shkon plot 550 mijië euro.

Kjo makinë është në një nivel me mjetet e tjera presidenciale në botë.

Por ndryshe nga makinat e Vladimir Putin dhe të Joe Biden, ajo prodhohet në seri.

Mercedes ka në plan që të prodhojë 400 makina të tilla.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

17 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

23 orë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron: Sonte do ta godasim shumë rëndë Iranin

Mbrëmjen e sotme Shtetet e Bashkuara do të godasin shumë rëndë Iranin. Është paralajmërimi që…

2 ditë ago