Kjo është shtëpia 3-katëshe e familjes Gjikola në Thumanë, ku mundi i 30 viteve punë është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. E moshuara 82-vjeçare mes lotësh rrëfen se djemtë e saj me gjithë familjet e tyre kanë mbetur në qiell të hapur.
“Mundi i trembëdhjetë viteve, kemi punuar vetëm për këtë shtëpi”, tregon 82-vjeçarja.
Asllan Gjikola shprehet se kishte planifikuar të fuste kokën për festat e fundvitit në shtëpi, por tërmeti e bëri të pabanueshme. Familja në Thumanë thotë se asnjë inxhinier nuk ka ardhur për të parë dëmet që ka pësuar godina 3-katëshe
“U bënë dy javë dhe nuk ka ardhur asnjë njeri nga qeveria, vetëm të Bashkisë ishin dhe e panë shtëpinë”, u shpreh kryefamiljari Asllan Gjikola.
Për shkak të rrezikut që paraqet godina e dëmtuar nga tërmeti, familjarët kërkojnë që ajo të shembet nga instancat shtetërore, pasi mund të rrezikoje dhe shtëpitë e tjera pranë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…