Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës.
Në sallën e Kuvendit të KS-së sot janë kapur fizikisht dy deputetë, Haris Zahiragiqit dhe përfaqësuesit të NiP-së, Elvis Vreta.
Gjithçka ka ndodhur pasi Elvedin Okeriq ia ka fikur mikrofonin Faruk Kapixhiqit (SDA) teksa ai po diskutonte për logon e Fondit Memorial të KS dhe i tha atij se duhet t’u kërkojë falje familjeve të dëshmorëve.
Kjo e mërziti Kapixhiqin, i cili me bujë u largua menjëherë nga salla, ndërsa përfaqësuesi tjetër i SDA-së, Haris Zahiragiq, është nisur drejt Okeriqit, duke i thënë “Turp të kesh”.
Më pas përfaqësuesi i NiP-së, Vreto, ka dalë përballë Zahiragiq-it, çka ka sjellë edhe një përplasje fizike, por fatmirësisht incidenti nuk ka përshkallëzuar.