Shumë qytetarë nga Kosova janë solidarizuar në dhënien e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti. Gazetarja Esiona Konomi e vendosur në stadiumin e Durrësit ku ndodhen shumë prej banorëve të dëmtuar na sjell dëshminë e një qytetari të Kosovës, i cili po sorollatet që prej ditës së djeshme për të shpërndarë ndihmat që banorët e një lagjeje të Vushtrisë kanë sjellë për të prekurit.
“Ka plot qytetarë nga Kosova që kanë sjellë ndihma, po nuk po marrin ndihma. Jam nga Vushtria. I kemi sjellë veshmbathje, ushqimore, i grumbulluam bashkë me qytetarët e mi. Kamionin na i dha një firmë mobilierie, kemi ardhur që mbrëmë, deshëm t’i shkarkojmë por autoritetet tuaja thonë që duhet të shkojnë në hotel. Tani e hapëm për t’i zbras dhe nuk nuk dimë ku t’i çojmë, nuk e dimë duam që të shkojmnë në destiancion. Lutemi që të shkojnë aty ku duhet”.
Ai tha se e kanë kaluar shumë lehtë kufirin, por kanë hasur shumë probleme këtu, ndërsa tani do t’i çojnë në një hotel me 400 persona.
“Nuk e kemi paguar taksën, kaluam edhe në kufi shumë mirë, po vetëm këtu kemi hasur probleme. Po shkojmë në hotel janë 400 të strehuar. Këtu kemi 13 ton patate, 3 ton lakra, batanije, veshmbathje kemi kolltuqe. Të gjitha në vlerë 4-5 mijë”.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…